Armenia shqyrton mundësinë e aplikimit për anëtarësim në BE

10 Mars 2024 | 08:16

Armenia po e shqyrton mundësinë që të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tha ministri i Jashtëm, Ararat Mirzoyan.

Armenia po synon të krijojë raporte më të ngushta me Perëndimin pas tensioneve me aleaten e saj tradicionale, Rusinë.

“Këto ditë po diskutohen shumë mundësi të reja në Armeni dhe nuk do të jetë sekret nëse them se në to përfshihet edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha Mirzoyan gjatë një interviste për televizionin turk, TRT World, shkruan REL.

Ai këto deklarata i bëri në margjinat e një forumi diplomatik në qytetin turk të Antalisë.

Që kur erdhi në pushtet më 2018, kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka thelluar raportet e Armenisë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara dhe vazhdimisht ka zemëruar aleaten tradicionale, Rusinë.

Jerevani vazhdimisht ka thënë se aleanca e tij me Moskën nuk shtrihet në luftën në Ukrainë, ndërkaq Pashiniani ka akuzuar se Rusia po synon që të minojë Qeverinë e tij.

Armenia po ashtu e akuzon Rusinë se po dështon ta mbrojë atë ndaj rivalit të kamotshëm, Azerbajxhanit, i cili viteve të fundit ka thelluar raportet me Moskën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026