Zëdhënësja e komisioneres së BE-së: Jo fushatë, ishte takim rajonal për arsimin i datës 18 mars
Në një reagim për Euronews Albania, Sonya Gospodinova, zëdhënëse për Tregun e Brendshëm, Industrinë e Mbrojtjes, Hapësirën, Edukimin dhe Kulturën në Komisionin Evropian sqaroi se komisionerja Mariya Gabriel “nuk ka bërë asnjë deklaratë partiake politike” në një video-konferencë në të cilën ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Komisioni nuk komenton mbi komentet e palëve të treta. Lutemi të keni parasysh që Komisionerja Mariya Gabriel mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të datës 18 mars mbi Arsimin me ftesë të Universitetit Modul të Vjenës, i cili është organizatori i këtij eventi. Pjesëmarrja e komisioneres ishte e kufizuar vetëm në dhënien e një fjalimi kryesor. Fjalimi (kliko këtu për ta lexuar) u përqendrua në nismat e fundit dhe të ardhshme evropiane në fushën e arsimit dhe kërkimit që janë të rëndësishme për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë,” – tha Gospodinova në një përgjigje me e-mail për Euronews Albania.
“Komisionerja nuk ka bërë ndonjë deklaratë politike partiake, por ka dhënë një fjalim mbi tema që përfshijnë zyrën e saj,” – shtoi Gospodinova.
Video-konferenca ku e pranishme ishte edhe komisionerja Gabriel u përcoll të martën, datë 23 mars, në Facebook-un e kryetarit të PD-së Lulzim Basha me mbishkrimin “Takim online me Komisioneren e BE Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Austrisë”.
Në fundjavë, Basha pati përcjellë gjithashtu një video-konferencë ku i pranishëm ishte komisioneri i BE-së për Buxhetin dhe Administratën, Johannes Hahn.
Kryeministri Rama i cilësoi deklaratat në video-konferencat e përcejlla nga Basha si “ndërhyrje në fushatë”. Me një koment në Twitter ai kërkoi nga Brukseli që “t’i porosisë komisionarët për të mos harxhuar kohën e punës për video elektorale me kreun e PD-së”. Këtë koment të Ramës, Basha, gjithashtu me një postim në Twitter, e konsideroi rrjedhojë “të nervozizmit”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë