“Oppenheimer” mbizotëron çmimet Oscar, përfshirë për filmin më të mirë

11 Mars 2024 | 08:10

“Oppenheimer”, një film që ka të bëjë me garën se kush e ndërton bombën e partë atomike, i ka fituar shtatë çmime Oscar, përfshirë çmimin kryesor për filmin më të mirë, gjatë një ceremonie të dielën në Los Anxhelos.

Ky film ishte i nominuar për 13 çmime Oscar.

Aktori irlandez Cillian Murphy e fitoi çmimin për aktorin për rolin e tij në këtë film ku e luajti fizikanin teorik J.Robert Oppenheimer, lideri i përpjekjeve amerikane në vitet ’40 për ta krijuar një armë e cila do t’i jepte fund Luftës së Dytë Botërore.

Regjisori i “Opppenheimer”, Crhistopher Nolan, e fitoi çmimin për regjisorin më të mirë.

“Ne e bëmë një film për njeriun i cili e krijoi bombën atomike, dhe ne po jetojmë në botën e Oppenheimerit qoftë për mirë apo për keq”, tha Murphy pasi e mori çmimin e aktorit më të irë.

“Këtë çmim do të doja t’ua kushtoja paqebërësve kudo”, shtoi ai.

Drama historike, që zgjat tri orë, rreth shkencës dhe politikës “Oppenheimer” u bë hit dhe i fitoi 953.8 milionë dollarë, si dhe mori lëvdata të mëdha nga kritikët.

Ky ishte filmi i parë i Nolanit që fiton Oscar për filmin më të mirë.

Emma Stone e fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin që e luajti si një grua e ngjallur nga të vdekurit në komedinë “Poor Things”.

“Kjo është vërtet e jashtëzakonshme”, tha Stone.

Robert Downey Jr. nga “Oppenheimer” dhe Da ‘Vine Joy Randolph nga “The Holdovers” fituan çmime si aktorët më të mirë në rol dytësor.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026