Ndihma për banorët në gaza/ Rikthehen fondet e për refugjatët palestinezë
Disa vende kanë riaktivizuar fondet për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinez, pavarësisht kritikave nga Izraeli. Qeveria e Izraelit pretendon se ka të dhëna se një pjesë e punëtorëve në këto agjenci u përfshinë ne sulmin terrorist të 7 tetorit.
Kanadaja, Suedia dhe Spanja kanë riaktivizuar fondet për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinez.
Vendimi vjen pas më shumë se një muaji bllokim të fondeve për shkak të dyshimeve se disa prej personave që punonin me në këtë agjenci ishin përfshirë në sulmet e Hamasit më 7 tetor.
Autoritetet izraelite e kanë kritikuar ashpër vendimin e vendeve perëndimore, duke e cilësuar si “gabim të rëndë”. Ministria e Jashtme e Izraelit tha se vendet po injoronin “përfshirjen e punonjësve në aktivitete terroriste”. Një zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se “më shumë se 450 punonjës ose operatorë ushtarakë OKB ishin pjesë e grupeve terroriste në Gaza”.
Në të njëjtën kohë, Izraeli ka shprehur mbështetjen e tij për projektet ndërkombëtare humanitare. Qeveria e Izraelit tha se po koordinonte përpjekjet për të ndërtuar një port lundrues amerikan për të lejuar hyrjen e ndihmave masive humanitare në Gaza.
Më herët, zyrtarët izraelitë i dhanë dritën jeshile projektit të Komisionit Evropian, duke përfshirë vendosjen e një ngarkese detare të ngarkesave humanitare. Anija Open Arms është ende duke pritur në portin e Qipros për të shkarkuar 200 tonë ushqime.
Ndërsa të shtunën një avion i forcave amerikane hodhi ndihma të reja në veri të Gazës. Komanda Qendrore e SHBA tha se dërgesa përfshinte furnizime që arrinin në më shumë se 41 mijë vakte ushqimore dhe 23 mijë shishe ujë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë