Milori rrëfen dramën e palestinezëve: Nuk diskutohet agjërimi, por vuajnë urie
Gazetarja Mirela Milori është shprehur se palestinezët në Gaza nuk po mundin të agjërojnë, por po vuajnë urie dhe kanë kaluar çdo kufij.
Komentet Milori i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, nuk do të tërhiqet nga lufta, pasi sipas saj, ai përmes konfliktit në Gaza po qëndron në pushtet.
Ajo tha gjithashtu se edhe nëse do të ketë armëpushim, do të ketë vetëm sa për të krijuar pak hapsirë për palestinezët që po vuajnë nga uria, por jo përfundim të luftës.
“Atij i duhen vota, Natanjahun ekstremistët e mbajnë. Ai po qëndron me këtë konflikt në pushtet. Ne nuk mund të presim nga një politikan republikan i profilit të fortë që të zbutet. E ka në formimin e tij. Por këtu jemi përsa i përket armëpushimit, nuk do ketë. Edhe nëse do të ketë, do të ketë për t’i dhënë oksigjen një trysnie të jashtëzakonshme.
Nuk janë nisur akoma anijet me ndihma nga Qipro. Njerëzit atje nuk po agjërojnë, po vuajnë urie, po kalojnë edhe kufijtë e agjërimit, sepse nuk kanë me çfarë ta prishin agjërimin. Duke qenë në këto nivele, mund të ketë një kanal të vogël sa për t’i dhënë frymëmarrje, por jo armëpushim”, tha Milori.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet