Ramazan në Gaza/ Gurra: Fëmijët po vdesin nga uria, as miell s’po hidhet nga ajri
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për nisjen e muajit të Ramazanit, muaj në të cilin të gjithë besimtarët myslimanë agjërojnë.
Ai tha se ky ritual i besimtarëve, këtë vit do të jetë shumë i vështirë për myslimanët në Gaza të cilët prej kohësh ndodhen në luftë e tashmë janë në gjendje të mjerueshme.
Ai tha se është e vështirë në një situatë të tillë të respektosh ritualet, ku prindërve po u vdesin fëmijët nëpër duar nga uria, pasi sipas tij tashmë në Gaza po mungojnë atdhe ato pak ndihma që po u hidheshin nga ajri.
“Ajo që shikojmë përmes rrënojave, rituali i këtij muaji, është falur mes rrënojave të objekteve të kultit. Por në rrethana të tilla, kur njerëzit janë në prag të takimit të vdekjes me jetën, nuk mund të bëhet fjalë edhe për respektim të ritualit të agjërimit. Në këto rrethana të jashtëzakonshme, shumë janë përjashtuar edhe nga mbajtja e agjërimit.
Pavarësisht se ata nuk e zgjedhin këtë, por mes jetës dhe vdekjes në një katastrofë të tillë humane dhe në prag të muajit të agjërimit, që është një ritual për të gjithë myslimanët e botës, për myslimanët e Gazës është dyfish më i rëndë e madje i pamundur.
Imagjinoi djali apo vajza të humbasë jetën në krahët e tuaj vetëm përse? Ata i kanë harruar bombardimet, zjarrin, tmerret e luftës, por po vdesin nga uria. As bukë mirëfilltë jo, por edhe mielli që po hidhej nga ajri për fat të keq mungon”,-tha Ylli Gurra.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë