Rama në Dibër: Duhet përmirësim, 360 gradë. Duhet të ulim kokën të punojmë
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Peshkopi dhe në Dibër. Ai tha se në këtë zonë, tashmë panorama ka ndryshuar krejtësisht.
Megjithatë sipas tij ka ende shumë për të bërë ndaj Partia Socialiste duhet të jetë sa më e organizuar pasi ende ka shumë ndryshime për të bërë.
“Duhet të përmirësojmë gjëra në 360 gradë si Shqipëri. Kjo kërkon angazhimin e Partisë Socialiste. Çdo lloj qeverisje që përfshin të tjerë në ditën e sotme, është një kërcënim për kthimin e vendit mbrapa. Ne kemi shumë arsye të jemi me kokën lart para banorëve të Dibrës.
Por duke parë se sa shumë gjëra kemi për të bërë do e mbajmë kokën ulur, për të bërë punën tonë çdo ditë. Duhet të ulim kokën dhe të punojmë sa më fort. Për këtë duhet ta kemi Partinë Socialiste në formë.
Sot njerëzit kanë kuptuar që në fund të fundit kjo nuk është punë tifozlliku, kljo është punë interesi, interesi për progresin. Për këtë arsye ka patur një lëvizje, jo vetëm këto por edhe në zona të tjera të vendit.
Rama komentoi edhe lëvizjen e deputetëve opozitarë në Kuvend:
“Kanë shkuar në parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng për veten e tyre”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë