Sulmohet me çekiç pranë shtëpisë ndihmësi i Alexei Navalnyt
12 Mars 2024 |
22:48
Një ndihmës prej kohësh i ish-liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, është sulmuar me çekiç, raporton Reuters.
Sipas mediave të huaja, Leonid Volkov u sulmua në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, tha Kira Yarmysh, ish-zëdhënëse e Navalnyt.
“Dikush theu një xham të makinës dhe i hodhi gaz lotsjellës në sy dhe më pas sulmuesi filloi ta godiste Leonidin me çekiç”, ka shkruar ajo, duke shtuar se kjo ka ndodhur jashtë shtëpisë së tij.
Policia lituaneze tha se ishte informuar se një burrë ishte rrahur jashtë shtëpisë së tij dhe oficerët po hetonin.
Anëtarët e grupit politik të Navalnyt, Fondacioni Anti-Korrupsion, i cili përfshin z. Volkov, janë zhvendosur në Lituani pasi u larguan nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta