Boksieri shqiptar që mundi serbin: Nuk doja ta provokoja me flamurin kuq e zi
Në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës u zhvillua turneu i boksit “Open Balkan”, ku shqiptari Leo Xhangoli mposhti serbin Vukajlovic-Vuk Krusevac dhe më pas i tregoi para syve flamurin kuqezi.
Në këtë kompeticion ku morën pjesë boksierët më të mirë të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, spikati Leo Xhangoli, i cili zhvilloi ndeshjen kryesore e eventit.
17-vjeçari durrsak që përfaqëson klubin e Teutës dhe garon në peshën deri 80 kg, mundi me pikë boksierin serb Vukajlović Vuk-Kruševac pas një ndeshje tepër emocionuese.
Xhangoli ishte i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albanians, ai theksoi se ngritja e flamurit shqiptar nuk ishte pwr provokim.
“Ishte raundi i tretë që unë fitova. E kisha planifikuar që pasi të fitojë ndeshjen do ta ngre flamurin në ring dhe mora flamurin rreth ringut. Nuk ishte për provokim”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset