Berisha: Të krijohet qeveri teknike, shqiptarët të zgjedhin me votë të lirë

12 Mars 2024 | 19:55

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në Shqipëri duhet të krijohet sa më parë një qeveri teknike, në mënyrë që populli të zgjedhë me votë të lirë përfaqësuesit e tyre.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës në dritaren e banesës së tij ku po vuan dënimin me “arrest shtëpie”, përpara mbështetësve që ishin mbledhur poshtë pallatit ku ai jeton.

Berisha tha gjithashtu se nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria është kthyer në vatër krimi e korrupsioni, ku shumica e shqiptarëve duan të largohen nga vendi.

Reagimi i Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohje të pakufishme.

Asgjë, asnjë pengesë nuk iu ndalon ju në këtë betejë, e cila do të ketë fundin fitimtar të saj.

Në këtë betejë, në të cilën ne përballemi me diktaturën që bazohet në pushtetin, në aleancë me krimin, me vjedhjen, me drogën, mashtrimin e shqiptarëve.

Kjo diktaturë me propagandën e saj faktohet sistemi i mashtrimit të madh.

Çdo ditë, tonelata gënjeshtra dhe mashtrime derdhen mbi qytetarët shqiptarë.

Çdo ditë dhjetëra milionë euro pasuri të tyre, vidhen nga qeveritarët.

Çdo ditë lartësohen kullat e qeverisë si monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit.

Çdo ditë mbulohen krimet e shëmtuara që kryhen nga qeveritarët dhe bandat e tyre.

Shqipëria sot nuk ka një të dytë në Europë.

Shqipëria sot i ngjan një vendi në të cilin banorët e saj, 83 përqind e tyre duan të largohen.

Ndërkohë që ajo ka në vetvete pasuritë më përrallore.

Por këto pasuri plaçkiten çdo ditë nga qeveritarët hajdutë.

Këto pasuri, në vend të një bekimi, shndërrohen në një mallkim të vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Miqtë e mi, ka ardhur koha në një betejë në mosbindje civile, t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie.

Të krijojmë qeverinë teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësuesit e tyre.

Të votojnë me votën e lirë opozitën dhe unë i garantoj qytetarët shqiptarë se PD do bëjë gjithçka për një ndryshim të shpejtë, të plotë, të fuqishëm të gjendjes katastrofale.

Po dhe po. Në Shqipëri nuk do sundojnë bandat, po do sundojë ligji dhe vetëm ligji.

Në Shqipëri me gërshërët e ligjit do t’i priten duart atij që do të guxojë të prekë pasurinë publike, të vjedhë të ardhurat tuaja, taksat tuaja.

Në Shqipëri, pasuritë do të kthehen në mirësi për qytetarët. Në dyfishim rrogash, dyfishim pensionesh, në përmirësim cilësor të arsimit, në garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz, efiçent, siç e meritoni.

Shqipëria do jetë vendi ku liritë dhe të drejtat e qytetarëve do respektohen, do të garantohen. Ku libri themelor i shtetit, Kushtetuta do sundojë mbi çdo ligj tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
20:03 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026