Spahiu: Berisha dhe Rama kundër votës emigrantëve sepse nuk i voton askush
Juristi Kreshnik Spahiu tha se Ramës dhe Berishës nuk u intereson që shqiptarët në emigracion të votojnë në Shqipëri.
I ftuar në një intervistë për Euronews Albania ai tha se 2 millionë shqiptarë që kanë braktisur vendin e kanë bërë pikërisht për shkak të politikës së ndjekur nga kryeministri Rama dhe kreu i “Rithemelimit” Sali Berisha, ndaj duke e ditur këtë, këto dy figura të politikës janë përgjegjës për shkeljen e kushtetutës në lidhje me votën e emigrantëve.
“Të treja subjektet nuk kanë asnjë interes që vota e diasporës të përfshihet. Kjo dihet fare mirë. Është detyrim kushtetues dhe ka qenë gjithmonë i tillë. Tani ka pasur një detyrim nga gjykata kushtetuese. Ka një vendim të gjykatës kushtetuese që e detyron kuvendin e Shqipërisë të krijojë një paketë ligjore, një kuadër ligjor për votën e emigrantëve.
Kuvendi e shpërfill këtë dhe thotë se kuadri ligjor ekziston dhe KQZ-ja duhet ta aplikojë. KQZ-ja thotë se nuk mund ta aplikojë pa shtesa në ligj nga Kuvendi. Është një lloj ping-pongu për të kaluar përgjegjësinë sa te njëra te tjetra.
Një gjë është e sigurt që pas një viti diaspora nuk do votojë. Dihet qartë që në emigracion Ramën dhe Berishën nuk e votojnë, 2 milionë shqiptarë e kanë braktisur Shqipërinë prej Ramës dhe prej Berishës”,-tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë