Balluku inspekton punën për ndërtimin e godinës së DPSHTRR në Mat: E surprizuar!

11 Mars 2024 | 16:11

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka qenë ditën e sotme në godinën e re të DPSHTRR-së në Mat, ku ka zbuluar se punimet atje janë drejt përfundimit.

Gjatë fjalës së saj Balluku tha se ky është një investim i nevojshëm për këtë qark, pasi sipas saj, shumë automjete dhe mjete të rënda, duhet të shkonin nga Mati në Dibër, për të marrë shërbimet e nevojshme.

Ajo tha gjithashtu se në vendin tonë janë rreth 880 mijë euromjete dhe me rritjen e numrit të tyre, duhet të rritet edhe numri i shërbimeve.

“Para 4-5 muajsh kemi qenë këtu me drejtorin Gonxhe që sot është ministër, për të filluar një ndërtesë të re, që është drejtoria rajonale e Matit. Pse na është dashur të kemi një drejtori të re në qarkun e Dibrës? Sepse është një nga qarqet me territorin më të shtrirë dhe një territor të vështirë me shumë rrugë rurale.

Për të gjitha ankesat që na vinin nga qytetarët, duhet të bënim një analizë se çfarë duhet të bënim për këtë qark. Duhet thënë që sot në Shqipëri kemi mbi 880 mijë mjete aktive që kanë nevojë për shërbimet e DPSHTRR-së.

Dhe shumë automjete të Matit, mjete të rënda, u desh të shkonin deri në Dibër për të bërë shërbimet. Jam shumë e surprizuar duke parë që ju jeni gati për të nisur nga puna tashmë”, tha Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026