Balluku: U firmos me BERZH marrëveshja e financimit për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit

26 Shkurt 2024 | 19:06

Firmoset marrëveshja e financimit për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë- Hani i Hotit. Marrëveshja u nënshkrua në Londër nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Presidentja e BERZH, Odile Renaud-Basso gjatë Samitit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit ka një gjatësi prej 120 kilometrash dhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Ky është projekti i dytë që Qeveria Shqiptare po zhvillon në sektorin hekurudhor pas asaj Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministrja Balluku e cilëson këtë projekt si të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, pasi do të rrisë komunikimin mes dy vendeve duke nxitur dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

“Londër – me Presidenten e BERZH, Odile Renaud-Basso nënshkruam marrëveshjen e huasë për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Një projekt i rëndësishëm për ne dhe rajonin, i cili do të rrisë komunikimin mes vendeve, duke nxitur e lehtësuar lëvizjen e qytetarëve”, shkruan Balluku.

Zëvendëskryeministrja, njofton gjithashtu se gjatë Samitit u diskutua edhe mbi sektorin energjetik, ku Shqipëria prezantoi nismat e ndërmarra, si dhe praktikat e ndjekura me zhvillimin e ankandeve. “Shqipëria është një nga ato vende e cila merret si shembulli i ekselencës përsa i përket të gjitha ankandeve të energjisë që ne kemi organizuar dhe tre prej tyre tashmë kanë marrë jetë. Ndërkohë që ndamë me të gjithë investitorët, përfaqësuesit e sistemit bankar dhe sigurisht të gjithë partnerët e tjerë të cilët na kanë mbështetur në rrugëtimin tonë se kush janë planet për të ardhmen”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se BERZH shprehu interes për të mbështetur Shqipërinë edhe në projekte të tjera të rëndësishme. “Folëm, gjithashtu gjatë takimit me Presidenten e BERZH-it, për të gjitha planet në të ardhmen. Ata janë të interesuar që të mbështesin edhe zhvillimet dhe investimet në sektorin e ujit dhe të kanalizimeve, por sigurisht edhe në transportin e gjelbërt, si një nga alternativat më të rëndësishme, sidomos për Shqipërinë pasi të gjitha emetimet e dioksidit të karbonit në vendin tonë vijnë vetëm nga transporti rrugor. Kështu, duke folur me një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, me BERZH, për planet e së ardhmes mund të themi, që sot përveç firmosjes së kësaj huaje kaq të rëndësishme për linjën e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, ne kemi vënë edhe disa gurë themeli për projektet që kemi në të ardhmen”, deklaroi ndër të tjerash Balluku në një prononcim për media.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026