Balluku prezanton projektet infrastrukturore: Nga Veriu në Jug, pa hyrë në Tiranë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, është shprehur se qytetarët që në të ardhmen do të dëshirojnë të shkojnë nga veriu i Shqipërisë për në jug, nuk do të jetë e nevojshme që të hyjnë në Tiranë e Durrës, por do të mund të vazhdojnë drejt.
Në një konferencë për mediat për prioritetet e vitit 2024, kjo sipas saj, do të bëhet e mundur përmes bypassit të Tiranës dhe veprave të tjera rrugore.
Ajo tha gjithashtu se do të zgjerohet autostrada Tiranë-Durrës dhe do të hapen linja hekurudhore.
Sipas Ballukut, Porti i Ri i Durrësit do të jetë një nga projektet më të mëdha të dekadës së ardhshme, që do i japë shumë zhvillim vendit.
Balluku shtoi se sipas projeksioneve, priten mbi 13 milionë turistë përgjatë vitit 2024 në vendin tonë.
“Zgjerimi i Tiranë-Durrës do të marrë nga një korsi shtesë në secilën anë, plus korsinë e emërgjencës. Nuk do të ketë shpronësime masive, nuk preken, përveçse në disa zona specifike. Tiranë Durrësi në të ardhmen do të jetë më i pakët në numrin e makinave. Pasi do të ketë segmente të tjera rrugore. Në 5-vjeçarin e ardhshëm flukset e trafikut do të jenë të mirërregulluara.
Do të ketë disa zgjedhje dhe zgjidhje në të ardhmen, për ata që vijnë nga veriu dhe shkojnë në Jug, që të mos futen fare në Tiranë e Durrës, por të ecin drejt. Këtë do e rregullojë Bypassi i Tiranës, i cili do të jetë lidhësi. Do të jenë edhe rrugël Lekaj Elbasan, etj. Të gjitha projeksionet e Ministrisë së Turizmit tregojnë që në vitin 2023 ne presim mbi 13 milionë vizitorë.
Rrjeti hekurudhor ka nisur si një projekt i madh në Shqipëri. Linja e parë është ajo që lidh Tiranën, me aeroportin dhe me Durrësit. Kemi marrë lajmin e mirë për vazhdimin e këtij aksi me Durrës-Rrugozhinë. Jemi në përmbyllje të dokumentacionit për hapjen e garës ndërkombëtare për aksin Vorë Hani i Hotit që të çon më pas edhe në Malin e Zi.
Ka ardhur momenti që të alternohen me njëra tjetrën, duke na dhënë mundësinë e një transporti efiçent dhe pa emetime. Një nga projektet më të rëndësishme hekurudhore është ai që do të lidhë Durrësin me Prishtinën, që do të lidhë shqiptarët mes tyre. Një projekt tjetër tejet i rëndësishëm është edhe projekti i Portit të ri të Durrësit, që është një nga veprat më të mëdha të dekadës së ardhshme”, tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve