“Aksioni, sa të lirohet Berisha”- Përplasje në grupin e PD, debati Nallbati-Shehu
Mbledhja e grupit parlamentar të PD është shoqëruar këtë të martë me debate mes deputetëve të pranishëm.
Gazetari Ardit Hoxha bën me dije se ishin deputetët Tritan Shehu dhe Bledjon Nallbati ata të cilët u përplasën në lidhje me vijueshmërinë e aksionit opozitar.
Ishte Tritan Shehu i cili kërkoi që aksioni opozitar në parlament të vijojë deri në lirimin e Sali Berishës nga “Arresti shtëpiak” dhe jo deri në momentin që të plotësohen kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore dhe komisionet parlamentare.
“Protagonistë të debatit nga informacionet që kemi deri në këto momente, kanë qenë dy deputetë, bëhet fjalë për deputetët Tritan Shehu dhe zotin Bledion Nallbati, të cilët kanë pasur një përplasje argumentesh. Debati ndodhi kur zoti Shehu ka hedhur idenë e mosndërprerjes së aksionit të opozitës në parlament, edhe nëse do të ketë një marrëveshje për plotësimin e kërkesave të opozitës për komisionet hetimore dhe përfaqësimin në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke kërkuar që opozita dhe PD të mbështesë liderin Sali Berisha. Tritan Shehu ka deklaruar se Partia Demokratike duhet të vijojë mbështetjen e Sali Berishës, të cilin e cilësoi si një të burgosur politik dhe që mbahet padrejtësisht në “Arrest shtëpie”. Sipas zotit Shehu, opozita duhet ta vijojë aksionin deri në lirimin e Berishës”, bën me dije gazetari Ardit Hoxha.
Më pas, në këtë pikë Tritan Shehu është kundërshtuar nga deputeti Bledion Nallbati, i cili i ka thënë me ironi “na prij tij në betejë dhe ne do të vijmë pas teje”.
Duke nënkuptuar se përgjatë aksionit opozitar zoti Tritan Shehu nuk ka qenë shumë aktiv duke qenë disi i tërhequr, tha gazetari Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë