Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, priten rezultate nga negociatat Bardhi-Çuçi
Ditën e martë pritet të mblidhet në Kryesinë e Kuvendit Konferenca e Kryetarëve. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në këtë mbledhje do të diskutohet ndryshimi i kalendarit të punimeve të Kuvendit, ku do të futen në rendin e ditës dhe ngritja e dy komisioneve hetimore.
Ky zhvillim vjen në vijim të dakordësisë së arritur mes kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi dhe atij socialist Bledi Çuçi.
Ende nuk dihen komisionet që janë dakordësuar që të ngrihen nga marrëveshja e arritur mes dy krerëve të grupeve më të mëdha parlamentare.
Deputetët opozitarë mbështetës së ish-kryeministrit Sali Berisha kanë vendosur si kusht për t‘u tërhequr nga aktet e mosbindjes civile në Kuvend, miratimin e kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore sikundër ndryshimin e antarësisë së Komisionit parlamentar të reformës zgjedhore dhe të bashkëkryesimit të opozitës, ku në vend të Enkelejd Alibeajt kërkojnë të përfaqësohen me deputetin Oerd Bylykbashi.
Nuk dihet ende zyrtarisht nëse në takimin mes bardhit dhe Çuçit palët janë dakordësuar për kërkesat e tyre në lidhje me punimet e Kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme