Negociata sekrete me Bardhin? Agron Shehaj: Fjalët po i nxjerr Rama sepse…
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se fjalët për një marrëveshje të mundshme Bardhi-Rama po nxirren qëllimisht nga ky i fundit për të dëmtuar opozitën.
Një arsye tjetër sipas Shehajt, lidhet me synimin për të tërhequr vëmendjen nga çështje me rëndësi për interesin publik, siç është ligji që kaloi sot në kuvend për investimet strategjike.
“Në këto 7 vjet në politikë nuk më kujtohet që opozita të jetë ulur ndonjëherë me Ramën dhe të ketë dalë e fituar, gjithmonë ka dalë e humbur. Dyshimi im është që të gjitha këto fjalë i nxjerr Rama për të bërë pis opozitën, për të thënë që ja këta ulen me mua.
Dhe e treta, ne po diskutojmë mbi marrëveshjen Rama-Bardhi, ndërkohë që në parlament, përveç këtij ligji që kaloi sot, që ka vetëm një qëllim që ata që janë në qeveri që vendosin edhe axhendën mediatike, këto të mos dalin, si kapen plazhet etj. Nuk di të ketë pasur ndonjë diskutim pse ndryshoi ligji për zonat e mbrojtura, që në thelb thotë se në këto zona mund të ndërtohet vetëm kur vendos Rama”, tha Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë