Bardhi: Ligji i Investimeve Strategjike në interes të një grushti oligarkësh
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se Ligji i Investimeve Strategjike është në interes të një grushti oligarkësh dhe kriminelësh.
Komentet Bardhi i bëri pas përfundimit të seancës plenare, në një deklaratë për mediat, ku tha se opozita është e interesuar për normalizimin e punimeve në Kuvend.
Ai tha gjithashtu se asnjë nga aktet ligjore që kaloi sot në seancë, nuk mund të konsiderohet i miratuar ligjërisht, pasi nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm.
“Ligji i Investimeve strategjike është në interes të një grushti opigarkësh dhe një grushti personash anëtarë të krimit të organizuar, që kanë marrë statusin si investitor strategjik. Sot në drejtimin e seancës nuk ishte Ermonela Felaj, por përfaqësuesja e 5 oligarkëve dhe 3 grupeve kriminale që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike.
Për opozitën është e rëndësishme që Parlamenti t’i kthehet normalitetit dhe kushtetutshmërisë. Sot asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seancë pa u shpallur rezultati i votimit, nuk mund të konsiderohet i miratuar ligjërisht.
Neni 55 thuhet se për efekt të kuorumit llogariten vetëm deputetët që kanë marrë pjesë në procesin e votimit. Në votim morën pjesë 68 deputetë. Që të hapet procesi i votimit për projektligjet, Kushtetuta e thotë qartë që duhet të jenë 71 deputetë. Kur bëjnë këto, imagjinoni çfarë u bëjnë parave publike në fshehtësi.
Ne po presim që të shprehet Presidenti për ligjin për Zonat e Mbrojtura, që është në kundërshtim me Kushtetutën. Prej muajsh grupi Parlamentar është i bashkuar dhe vijojmë punën për ta bërë partinë fituese”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima