Tabaku: Ligji që u kalua parashikon investime strategjike në zonat e mbrojtura

22 Shkurt 2024 | 10:34

Deputetetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mbajti një deklaratë për media në përfundim të seancës plenare, ku tha se qeveria miratoi këtë të enjte në parlament ligjin e zonave të mbrojtura. Sipas saj, ky ligj i hap rrugën ndërtimeve të strukturave akomoduese në zonat e mbrojtura me ligj.

Tabaku theksoi se kalimi i projektligjit dëshmon kapjen e parlamentit, shkeljen e procedurës ligjore dhe mosruajtjen e balancës në parlament, pasi sipas saj ndryshimet u paraqitën vetëm një ditë më parë nga qeveria.

“Sot paralmenti votoi një tjetër ligj që është në shërbim të pakicës. Ligji izonave të mbrojtura është shembulli më i mirë se si kanë operuar këto 10-vite, si operojnë dhe sot. I morën dhe i përdorën 12 deputetë të PS që sollën një ligj, i cili ishte në shkelje të direktivave të Bashkimit Evropian. Qeveria solli një vendim komplet tjetër. Me ligjin e miratuar tashmë në zonat e mbrojtura do të jepen investime strategjike, struktura akomoduese, hotele me 5 yje. Kjo gjë ndodhi dhe me ligjin e investimeve strategjike, propozoi zoti Shalsi një shtyrje dhe ditën e djeshme qeveria solli një ndryshim të këtij ligji. Nëse flasim për parlamentin e kapur, për shkeljen e procedurës ligjore, për mosruajtjen e balancës në parlament, ky është shembulli më i mirë”, tha Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026