Bankat arrijnë 3.7 mld lekë fitime, 68% më shumë se janari 2023
Bankat vijojë të korrin fitime rekord edhe këtë fillim viti, me një rritje 68%, të ardhurat në janar ishin 3.7 miliard lekë. Ndërkohë edhe kreditë me probleme ranë me 4 pikë.
Bankat tregtare në vend vijojnë të regjistrojnë fitime të larta edhe këtë vit. Sipas bilanceve të Shoqatës Shqiptare të Bankave, në janar sektori regjistroi fitim 36 milionë euro, 40% më shumë sesa janari i vitit paraardhës, ku fitimet ishin 21 milionë.
Gjithashtu dhe kreditë me probleme janë reduktuar, në 4.88% në portofolin e bankave, duke zbritur me 4 pikë përqindje krahasuar me fillim vitin e kaluar. Dy vitet e fundit sektori ka përjetuar një nga fazat më të suksesshme në terma përfitueshmërie që nga viti 2020.
Vitin e kaluar bankat grumbulluan 315 milionë euro fitime, nga 210 mln që fituan në vitin paraardhës. Duket se edhe ky vit do të vijoj me të njëjtin ritëm për sektorin, i cili po shfrytëzon rritjen e normave të interesit tek kreditë për të fituar më shumë, ndërkohë që interesi i paguar për depozitat mbetet i ulët.
Tendenca ka vijuar edhe përtej kufijve tanë, ku disa shtete në Europë kanë vendosur taksa të posaçme për fitimet rekord të bankave, ndërkohë që në Shqipëri tatimi mbi të ardhurat për sektorin mbetet i njëjtë, në masën e 15%.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit