Kërcënimet e Putinit me armë bërthamore, SHBA: Të pamatura dhe të papërgjegjshme

13 Mars 2024 | 21:41

SHBA ka ‘goditur’ Vladimir Putinin për retorikën e tij bërthamore, duke thënë se ajo ka qenë “e pamatur dhe e papërgjegjshme” gjatë gjithë luftës në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, një zyrtar tha se Uashingtoni nuk ka parë asnjë tregues se Moska është gati të shtypë butonin për përdorimin e armëve bërthamore.

Këto deklarata vijnë si përgjigje ndaj komenteve më të fundit të Putinit se Rusia ishte e përgatitur për një konfrontim bërthamor nëse kishte një kërcënim për sovranitetin ose sigurinë e saj.

Amerika nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj bërthamor si rezultat i deklaratave të Putinit, tha zyrtari.

Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha në një deklaratë se “retorika bërthamore e Rusisë ka qenë e pamatur dhe e papërgjegjshme gjatë gjithë këtij konflikti”.

Kujtojmë se që prej nisjes së luftës në Ukrainë, kërcënimet bërthamore nga ana e Rusisë kundrejt Perëndimit kanë qenë të përhershme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026