Kryeministri i Finlandës: Rusia po përgatitet për konflikt të gjatë me Perëndimin
Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, tha se Rusia po përgatitet për “një konflikt të gjatë me Perëndimin”.
Ai kërkoi që të ketë më shumë shpenzime dhe koordinim për mbrojtjen evropiane.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në një deklaratë të publikuar të mërkurën se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO ishte “një hap i pakuptimtë” dhe se Rusia do të vendosë trupa dhe sisteme të shkatërrimit në kufirin finlandez, pasi Finlanda t’i bashkohet aleancës.
Orpo i tha Parlamentit Evropain se “Rusia po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin dhe përfaqëson një kërcënim ushtarak të përhershëm dhe thelbësor për Evropën”, shkruan REL.
“Nëse ne, si një Evropë e bashkuar, dështojmë t’i përgjigjemi mjaftueshëm kësaj sfide, vitet e ardhshme do të jenë të mbushura me rrezik dhe kërcënim të një sulmi”.
Orpo, shteti i të cilit gjendet në kufi me Rusinë, u bëri thirrje 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje dhe tha se blloku evropian duhet të kujdeset për mbrojtjen e vet.
“Rusia nuk është e pamposhtur”, shtoi ai.
Gjatë deklarimit të tij, Putin po ashtu paralajmëroi Perëndimin se Rusia teknikisht është gati për një luftë bërthamore dhe nëse dërgohen trupa perëndimore në Ukrainë, do të shihej si përshkallëzim i madh i konfliktit.
Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e tretë dhe NATO-ja ka mohuar se synon që të dërgojë trupa në mbështetje të Kievit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë