Shefi humanitar i BE-së: Asnjë provë nga Izraeli për të mbështetur akuzat e UNRWA

14 Mars 2024 | 21:10

Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Bashkimit Evropian, Janez Lenarci thotë se Izraeli nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur akuzat e tij kundër stafit të agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët, UNRWA.

Izraeli pretendoi se 12 anëtarë të agjencisë, e cila ofron ndihmë dhe shërbime, ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit, duke nxitur donatorët të ndalonin financimin e UNRWA-s.

“Edhe nëse këto pretendime, në fund të ditës, dëshmohen të jenë të vërteta, kjo nuk do të thotë se UNRWA është autori”, tha ai.

Lenarcic tha se përgjegjësia individuale do të ishte në rregull, shkruan Sky News.

“UNRWA ka sigurisht një rol kritik për të luajtur këtu sepse ka infrastrukturë të pakrahasueshme, magazina, strehimore, kapacitete logjistike”, u shpreh tutje ai.

Ai tha se agjencia kishte reaguar ndaj akuzave si duhet, menjëherë, në mënyrë efektive me një hetim dhe rishikim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit

Djali i presidentit të arrestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, u gjet i pranishëm në një ndërtesë të shkatërruar në lagjen San Bernardino të Karakasit, pas...
09:35 | 25/06/2026

Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju

María Corina Machado, fituese e çmimit Nobel për Paqen dhe lidere e opozitës në Venezuela, ka publikuar një deklaratë pas tërmetit. “Zemra ime, përqafimi im...
09:33 | 25/06/2026

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar Iranin vitin e kaluar. “Unë...
09:32 | 25/06/2026