Kanë shërbyer për një kohë të gjatë në luftë, Ukraina fillon rotacionin e trupave
Ukraina ka filluar të ndërrojë trupat që kanë shërbyer në vijën e frontit “për një kohë të gjatë”, tha komandanti i lartë i Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, Oleksandr Syrskyi, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, tha se kjo do të “stabilizonte situatën” dhe do të kishte një efekt pozitiv në gjendjen morale dhe psikologjike të trupave.
Duke raportuar për situatën mbrojtëse në Zaporizhzhia, Syrskyi tha se sulmet ruse po vazhdonin “pa shumë sukses” dhe trupat ukrainase po arrinin të mbanin pozicionet e tyre.
Pavarësisht “situatës së vështirë” në fushën e betejës, ai tha: “Kemi arritur të fillojmë procesin e ndërrimeve dhe zëvendësimit të njësive që kanë kryer detyra luftarake në front për një kohë të gjatë”.
Kujtojmë se që nga shkurti i vitit 2022 me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas nisjes së agresionit të pajustifikuar nga ana e Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë