Izolohet qyteti i virusit në Kinë, Wuhan në karantinë. Vendet e tjera shtojnë kontrollet

23 Janar 2020 | 11:22

Vuhani, qyteti kinez me rreth 9 milionë banorë, është izoluar nga autoritetet kineze me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit të ri. Kështu, sistemi i transportit publik ka ndërprerë punën. Stacionet e trenit dhe aeroportet janë mbyllur, ndërsa autobusët, metrotë dhe tragetet kanë pezulluar shërbimet.

Ata që jetojnë në qytet janë paralajmëruar të mos largohen, në një kohë kur miliona kinezë po udhëtojnë për pushimet e Vitit të Ri kinez. Aktualisht janë mbi 500 raste të konfirmuara nga sëmundja respiratore dhe 17 viktimat.

Shkencëtarët e kanë identifikuar atë si një lloj të ri virusi Korona, që është një familje e gjerë virusesh që mund të shkaktojnë të ftohtë. Por disa prej tyre kanë evoluar në sëmundje më agresive si SARS dhe MERS, edhe pse deri më tani virusi i ri nuk duket të jetë aq vdekjeprurës.

 Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të mbledhë informacione përpara se të vendosë nëse do të shpallë apo jo “emergjencën globale”.

“Transparenca është shumë e rëndësishme. Ajo ndihmon shumë dhe nëse duam ta mbajmë botën të sigurt, transparenca është kriteri numër 1. Aktualisht jemi në drejtimin e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu”, është drejtori i përgjithshëm i OBSH, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shumica e rasteve të prekjes nga virusi janë në Vuhan dhe provincën Hubei, por shumë raste të tjera janë verifikuar në mbarë vendin e më gjerë.

Pasagjerëve që mbërritën në Hithrou nga Vuhani iu kërkua informacion se cila është situata atje.

“Situata paraqitet normale, përveç faktit se njerëzit mbajnë veshur më shumë maska se zakonisht. Këtu morëm një fletëpalosje që thoshte se nëse keni pasur simptoma, na kontaktoni”, është shprehur një pasagjer i një avioni nga Vuhani, Thomas Crosby.

Edhe shumë vende të tjera po përforcojnë kontrollet në kufijtë e tyre, teksa presin të shohin nëse Organizata Botërore e Shëndetësisë do të shpallë emergjencën globale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026