Pamje të rënda|Shqiptari godet me makinë gruan dhe e dhunon në mes të rrugës (VIDEO)

15 Mars 2024 | 15:38

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku një 41-vjeçare shqiptare është tentuar të vritet nga ish-partneri i saj, një 50-vjeçar shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur pasi gruaja kishte vendosur t’i jepte fund ndarjes një javë më parë, gjë që nuk ishte pranuar nga shqiptari.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, janë publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë, që vërtetojnë dhunën.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se ajo u shpëtua nga Carlo, një kryebrigadier 71-vjeçar i Carabinieri ROS, i dalë në pension.

I moshuari nuk e konsideron veten “një hero”, pavarësisht se ai shpëtoi gruan, e cila rrezikoi të goditet nga një fuoristradë e drejtuar nga një prej bashkatdhetari i saj, në Novi Ligure (Alessandria).

Sulmuesi është arrestuar sot nga policia, me akuzën e tentativës për vrasje.

Karabinieri me leje po ecte përgjatë Viale Aurelio Saffi dje pasdite, kur ndodhi ngjarja.

“Pashë gruan që ishte e shqetësuar” – i tha mikrofonave të Ore14, në Rai2 – “pastaj pashë makinën në rrugë e cila kaloi me shpejtësi të plotë, bëri një kthesë dhe kuptova se diçka do të ndodhte”, tha ai më tej.

“Makina goditi një stol dhe një shatërvan. Më pas pashë gruan në tokë dhe mendova për një sëmundje, vazhdoi ish-polici. Pashë burrin duke zbritur nga makina që e kapi gruan nga flokët dhe e rrahu duke e goditur me grusht në fytyrë. Ndërhyra dhe e ndalova. Ai tentoi të arratisej me makinë por e ndalova sërish dhe ia dorëzova policisë, që kishte mbërritur në vendngjarje. Nëse unë nuk do të kisha qenë, do ta kishte vrarë”, përfundon karabinieri i pensionuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026