PS-PD ‘bashkë’ në “Rinvote”, kundër partive të reja: Nuk ka kohë për eksperimente

26 Mars 2021 | 20:53

Përveç të rinjve në studio, në “Rinvote” iu dha hapësirë edhe pyetjeve që vijnë nga publiku përmes rrjeteve sociale të Euronews Albania. Dy kandidatë për deputetë nga dy partitë kryesore, Aldo Bumçi nga Partia Demokratike dhe Ervin Bushati nga  Partia Socialiste, iu përgjigjën pyetjes “A mendoni ju se elektorati gri do të mbështesë alternativat e reja politike?

Z. Bushati u shpreh se të rinjtë në çdo vend të botës kërkojnë alternativa dhe parti që nuk janë tradicionale. Gjithsesi ai shtoi se Partia Socialiste ka hapësirë të mjaftueshme për të rinjtë, duke shtuar se partitë e reja nuk janë realiste.

“Në çdo vend, të rinjtë kërkojnë alternativa dhe parti, që nuk janë tradicionale, ka pasur parti të vogla që kanë tentuar, por nuk kanë qenë realiste. Mendoj se brenda PS ka mjaftueshëm hapësira. Në Shqipëri ka shumë të rinjtë që marrin pjesë në politike dhe janë në par lemat, Shqipëria e ka moshën e ulët të pjesëmarrjes në politikë. Ka mjaftueshëm hapësirë për t’u marrë me politikë, sepse partitë e vogla e kanë të shkurtër jetën e tyre politike, mund të premtojnë hënën, por nuk bëjnë punën nesër’, tha ai.

Nga ana tjetër, kandidati i selisë blu, Aldo Bumçi thekson se të rinjtë dhe elektorati gri nuk do ta çojnë votën dëm duke votuar parti të vogla, por shtoi se preferenca e tyre  kryesore në këto zgjedhje do jetë Partia Demokratike.

“Votuesit i rinj apo dhe gri nuk do ta çojë votën dëm. Brezi i ri janë brezi më me fat. Dhe ta çosh votën dëm me parti të paprovuara dhe të vogla, për parti që qëndruan në parlament dhe votuan pro Edi Ramës në shumë nisma do të thotë ta çosh votën dëm. Asnjë i ri nuk do ta çojë votën dëm, por do të votojnë për ndryshim dhe ndryshimin e sjellë PD dhe aleatët e saj”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë

Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë...
17:56 | 11/05/2023

Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime

Aldo Merkoçi i ftuar në “Rinvote” tha se karta e studentëve ofron mbi 200 shërbime nga biznese të ndryshme. I pyetur në rast se i ...
17:24 | 11/05/2023

Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju

Kandiati për këshillin bashkiak i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kukës, Halit Muçmata dhe nënkryetari i këshillit bashkiak Granit Gjana ishin këtë të premte të ftuar...
20:00 | 21/04/2023