Makina me eksploziv përplaset me një Post në Pakistan, disa të vrarë e të plagosur
Shtatë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur të shtunën nga një sulm militant në një post ushtarak në Pakistan, njoftoi ushtria pakistaneze.
“Terroristët e përplasën një veturë të mbushur me eksplozivë në një post, pastaj kryen sulme të shumta vetëvrasëse me bombë, duke shkaktuar shembjen e një pjesë të ndërtesës”, tha ushtria pakistaneze, shkruan REL.
Banorët në provincën veriore të Pakistanit, Uaziristan, në afërsi të kufirit me Afganistanin, thanë se një shpërthim i fuqishëm i dridhi dyert dhe i dëmtoi dritaret e shtëpive të tyre mëngjesin e së shtunës.
Ushtria tha se pesë ushtarë vdiqën nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerët nga të shtënat që pasuan. Të gjitha gjashtë sulmuesit u vranë gjithashtu, shtoi ajo.
Ushtria nuk tregoi se cili grup militant e kreu këtë sulm. Megjithatë, përgjegjësinë e mori grupi i porsakrijuar militant, Jaish-e Fursan-e Muhammad.
Liderët e Pakistanit, presidenti Asif Ali Zardari dhe kryeministri Shehbaz Sharif, e dënuan sulmin dhe i nderuan ushtarët e vrarë në të.
Uaziristani Verior ka qenë për kohë të gjatë vatër e operacioneve militante në të dyja anët e kufirit. Zyrtarët pakistanezë thonë se sulmet janë rritur në muajt e fundit, përgjegjësinë për shumicën e të cilave e ka marrë grupi taliban i Pakistanit, TTP.
Pasi talibanët e Afganistanit e morën pushtetin pas largimit nga ky vend të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, shumë pjesëtarë të TTP-së kanë gjetur strehë në Afganistan, duke e përdorur atë për të kryer sulme të shpeshta ndaj trupave dhe civilëve pakistanezë.
Kjo i ka dëmtuar marrëdhëniet mes Islamabadit dhe qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Kabul, e cila e mohon se Afganistani po përdoret nga militantët.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal