Muzika më globale, Spotify: Artistët ndërkombëtarë po rriten në popullaritet

19 Mars 2024 | 16:56

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se të folurit anglisht nuk është më një parakusht për suksesin muzikor.

Pasi Raporti ‘Luminate’ i Muzikës në fund të vitit 2023 zbuloi se më shumë dëgjues të rinj amerikanë po gravitojnë drejt “muzikës botërore” në gjuhë të tjera përveç anglishtes, raporti Loud & Clear i Spotify konfirmoi se dëgjuesit globalë kanë zhvilluar shije gjithnjë e më të ndryshme muzikore.

Gjithashtu raporti vjetor i ekonomisë së muzikës, zbuloi se me shume se gjysma e artistëve që gjeneruan të paktën 10,000 dollarë (9,220 €) në Spotify janë nga vendet ku anglishtja nuk është gjuha e parë.

Gjuhët më të njohura jashtë anglishtes ishin spanjisht, gjermanisht, portugalisht, frëngjisht dhe koreanisht. Hindi, indonezisht, punjabi, tamile dhe greqisht gjithashtu panë rritje të mëdha në 2023.

Vështrime të tjera nga raporti Loud & Clear i Spotify zbuluan se artistët e nënshkruar me etiketa të pavarura kanë fituar terren në transmetim. Për herë të parë katalogët e artistëve dhe artisteve të pavarur përfaqësojnë thuajse gjysmën e të gjitha të ardhurave të gjeneruara në Spotify në 2023, gjithsej 4,5 miliardë dollarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026