Muzikanti grek gjendet i vdekur në banesë, ekspertiza: Kishte goditje në fytyrë

8 Shkurt 2024 | 13:54

Një muzikant grek 50-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në rrugën Harilaou Trikoupi në Exarchia.

Sipas mediave greke, vdekja e tij është e mbushur me mister, pas dyshimeve të shumta për një vrasje të mundshme.

Mjeku ligjor që ka parë trupin e 50-vjeçarit ka thënë se viktimës i ka konstatuar lëndime të shumta dhe të rënda në fytyrë. Në fakt, siç tha ai, goditjet janë shkaktuar nga një objekt i përdorur nga autori i vrasjes.

Në banjën e shtëpisë policia gjeti një çekiç dhe një thikë. Për ngjarjen është arrestuar një 48-vjeçar, të cilin viktima e ka pritur në banesën e tij. Raportohet se i arrestuari është ende në gjendje të keqe dhe tashmë ka filluar të zgjohet.

Sipas një shitësi vendas, muzikanti 50-vjeçar jetonte aty prej më shumë se 10 vitesh, ndërsa pasditen e djeshme pa një burrë të panjohur, i cili u prezantua si kushëriri i tij.

“Kam parë një burrë rreth orës 3 të pasdites jashtë pallatit. Ai ishte shtrirë dhe më tha se është kushëriri i tij dhe ishte sikur flinte, sikur kishte vdekur. Më thotë ‘Unë jam kushëriri i Nikos’”, përshkruan biznesmeni dhe fqinji i 50-vjeçarit.

Ndërkohë autoritetet po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të vrasjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026