Eksperti: Rama goditje të fortë opozitës me ishullin e Sazanit, i mbylli gojën
Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani tha në emisionin Now në Euronews Albania se me lejimin e këtij investimi në Shqipëri Edi Rama tregoi se është një aktor shumë i mirë politik.
Sipas tij, me këtë investim Rama po bën disa lëvizje strategjike që çimentojnë pushtetin e vet politik, duke i mbyllur edhe gojën opozitës që nuk do ta kundërshtonte një investim amerikan në Shqipëri.
“Këtu ne pyesim çfarë po luan Edi Rama? Ai ka konsumuar shumë pushtet dhe përpiqet të grumbullojë pushtet politik dhe bën disa lëvizje strategjike; përcjell mesazhin që ka lidhje shumë të forta ndërkombëtare, i mbyll gojën opozitës që nuk do ta godasë dot për një investim amerikan. Dhe kemi një trajektore që e luan me Melonin, e cila vjen nga e djathta që po projektohet si një e djathtë që do të jetë interlokutorja mes të djathtës evropiane dhe administratës Trump”, tha eksperti.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta