Ish-gjeneralët amerikanë: Rënia kaotike e Kabulit, dështim i administratës Biden
Dy ish-gjeneralë të lartë amerikanë, që kanë mbikëqyrur evakuimin e forcave ushtarake amerikane prej Afganistanit, teksa vendi ka rënë në duart e talibanëve në gusht të vitit 2021, e kanë fajësuar administratën e presidentit amerikan, Joe Biden për largimin kaotik.
Ata u kanë thënë të martën ligjvënësve amerikanë se mungesa e planifikimit të mirëfilltë për evakuim, dhe afatet e gabuara kohore kanë qenë dy faktorët kyçë për situatën e krijuar.
Dëshmia e rrallë publike e dy gjeneralëve të pensionuar i ka shpërfaqur për herë të parë dallimet në mes të liderëve ushtarakë dhe administratës Biden, në ditët e fundit të luftës.
Dy prej dallimeve kyçe kanë qenë që ushtria ka këshilluar që SHBA-ja t’i mbajë të paktën 2.500 ushtarë në Afganistan për të garantuar stabilitetin, dhe dyshimi që Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) nuk e ka marrë me kohë vendimin për evakuim.
Deklaratat e tyre janë në kundërshtim me një dokument të brendshëm të Shtëpisë së Bardhë, në të cilin është thënë se vendimet e presidentit Biden kanë qenë “tejet të kufizuara” për shkak të marrëveshjeve paraprake të negociuara prej ish-presidentit amerikan Donald Trump, dhe ushtria është fajësuar për situatën, duke thënë se komandantët kryesorë kanë pasur mjaftueshëm burime për të menaxhuar evakuimin.
Në ditët e fundit të luftës janë vrarë 13 ushtarë amerikanë, si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në aeroportin e Kabulit, teksa talibanët e kanë marrë pushtetin në Afganistan.
Mijëra shtetas amerikanë dhe afganë kanë bërë çmos që të nisen drejt SHBA-së.
Në fund, ushtria amerikane ka arritur t’ shpëtojë më shumë se 130.000 civilë, para se të nisej aeroplani i fundit ushtarak prej Kabulit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër