Ministri i Jashtëm francez thirrje BE-së që të ndikojë tek vendet e ”Bllokut Lindor” derisa vaksina ruse të aprovohet në Evropë

5 Mars 2021 | 12:27

Ministri francez për Çështjet Evropiane Clement Beaune theksoi sot se BE duhet të ndikojë ndaj vendeve në blloku lindor që zgjedhin vaksinën kineze apo atë ruse të COVID-19, të cilat ende nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), pasi mund të përbënin një problem mjaft serioze lidhur me shëndetin e njerëzve.

“Do të përbënte një problem në kuptim të solidaritetit tonë gjithashtu edhe një problem të rrezikut shëndetësor, sepse vaksina ruse nuk është ende e autorizuar në Evropë”- tha Beaune.

Ministri i Jashtëm francez tha se deri tani nuk është bërë asnjë kërkesë nga autorietet për aprovimin e vaksinës kineze në kontinetin Evropian.

Vaksina “Sputnik V” e Rusisë është marrë në shqyrtim nga EMA të enjten lidhur me prodhimin e antitrupave që shkakton kjo dozë tek të rriturit për të parandaluar infektimin nga COVID-19.

Deri më tani tre shtetet të krahut lindor të bllokut në Bashkimin Evropian (Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke), kanë nisur vaksinimin e popullsisë me “Sputnik V”, pasi procesi i rishikimit nga EMA  pengojnë programet e vaksinimit në të gjithë BE.

Komisioni Evropian tha të enjten se nuk kishte nisur asnjë proces lidhur me bisedimet për blerjen e vaksinës “Sputnik V” të Rusisë.

Lexoni gjithashtu:

Agjencia Evropiane e Barnave merr në rishikim vaksinën ruse ”Sputink V”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026