Përmirësohet Britania, Johnson: Situata pozitive, por mund të ndryshojë
Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi të hënën se të dhënat e fundit mbi COVID-19 kanë qenë inkurajuese, por theksoi se njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi potenciali për një rikthim të rasteve ekziston.
“Jam dakord se ka disa sinjale inkurajuese por thelbi është që ne të mbajmë mend situatën ku ishim verën e kaluar. Atëherë nivelet e sëmundjes ishin shumë më poshtë se tani por ne e pamë atë që ndodhi me rritjen e rasteve. Mendoj se është fantastike që procesi i vaksinimit po rezulton i suksesshëm por mos harroni se ka një barrë të madhe rreziku me hapjen e shkollave sot,” – tha Boris Johnson, Kryeministër i Britanisë së Madhe.
Komentet e Johnson vijnë teksa Anglia nisi ditën e hënë heqjen me kujdes të kufizimeve, që u lejuan miliona fëmijëve dhe adoleshentëve të kthehen në shkolla për herë të parë në dy muaj.
Numri i rasteve të reja me COVID-19 regjistroi një ulje të ndjeshme të hënën në Mbretërinë e Bashkuar, më i ulëti që nga fundi i muajit shtator.
Konkretisht, shifrat ditore treguan se mbi 4.700 persona rezultuan pozitivë, kuota më e ulët që prej 28 shtatorit, si dhe vetëm 65 vdekje të reja brenda 28 ditëve testime pozitive, niveli më i ulët që prej 12 tetorit.
Lexoni gjithashtu:
”Vaksina AstraZeneca funksionon”, mjeku Fandi shprehet se Londra po i kthehet normalitetit
Izraeli hap ekonominë pas vaksinimit për COVID-19 të rreth 40% të popullatës
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)