Kina dërgon dhjetëra avionë luftarakë mbi Tajvan
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se 32 avionë luftarakë të ushtrisë kineze janë detektuar përreth ishullit në 24 orët e fundit.
Ky është numri i dytë më i lartë i fluturakeve kineze të detektuara mbi ishullin vetëqeverisës gjatë këtij viti.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Tajvanit po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë detektuar edhe pesë anije të Marinës së Kinës përreth Tajvanit.
Trembëdhjetë avionë “kanë kaluar vijën e mesme në Ngushticën e Tajvanit”, u shtua në deklaratë.
Kjo vijë është kufiri jozyrtar mes Kinës dhe Tajvanit.
Forcat e armatosur të Tajvanit kanë “monitoruar situatën dhe dislokuan një avion patrullues, anije të Marinës dhe sisteme të mbrojtjes raketore në përgjigje të aktiviteteve të detektuara”.
Në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, kjo ministri kishte detektuar 33 avionë luftarakë kinezë rreth ishullit, numër rekord i avionëve të detektuar gjatë këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump merr pjesë në Darkën e Korrespondentëve pas sulmit me armë. Sulme, fyerje dhe batuta me gazetarët
Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
“Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:40 Trump merr pjesë në Darkën e Korrespondentëve pas sulmit me armë. Sulme, fyerje dhe batuta me gazetarët
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:05 Zelenskyy paralajmëron sulm “masiv” rus brenda 48 orëve, teksa përgatitet të takohet me Trump
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona