Kërkesat për azil, Shqipëria e treta në botë në raport me popullsinë
9100 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian në vitin 2023.
E matur në raport popullsie, janë 330 kërkesa për 100 mijë banorë, me një hendek shumë më të lartë se mesatarja globale e interesimit për të jetuar në Europë, ku rezultojnë 17 aplikime për 100 mijë banorë.
Të dhënat që dalin nga Eurostat, tregojnë se Shqipëria ishte e treta në botë për aplikime në raport me popullsinë. Para nesh janë Siria me 870 kërkesa për 100 mijë banorë dhe Gjeorgjia me 670.
Në raport me vitet parardhëse, kërkesat kanë qenë më të vogla në numër, por për shkaqe social-ekonomike, prirjet për të shkuar në një vend më të zhvilluar mbeten të larta.
Pas nesh, në vend të katërt renditet Maqedonia e Veriut, me 230 aplikime për 100 mijë banorë dhe më tej, në rajon vjen Kosova, në vendin e 12 me 160 kërkesa.
Franca dhe Gjermani mbeten vendet më të parapëlqyera për shqiptarët për të kërkuar azil, me më mbi 60% të numrit të kërkesave.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta