Shqetësime për trajnerin Reja, mbrojtësi Kumbulla do të mungojë ndaj Anglisë

27 Mars 2021 | 18:40

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi pasditen e së shtunës se mbrojtësi i përfaqësueses, Marash Kumbulla, nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

Shkak për mungesën është bërë një lëndim në gju, i cili do të bëjë që ai të mos jetë në fushë në përballjen e së dielës kundër Anglisë dhe asaj ndaj San Marinos tre ditë më vonë.

FSHF thotë se futbollisti iu nënshtrua të premten testeve mjekësore dhe pas konsultave me doktorët u vendos që të kthehet të dielën në Itali te klubi i tij AS Roma, për të vijuar me fazën e rikuperimit.

“Nuk besoj se do të kemi probleme në fazën mbrojtëse, ai që do të luajë, jam i sigurt që do të bëjë mirë. Kumbulla kisha problemi në gju dhe nuk donim të rrezikonim, më vjen keq për të sepse, po luante me Romën,” – u shpreh trajneri Edoardo Reja gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Në vend të Kumbullës pritet të aktivizohet një mes Gjimshitit, Ismajlit apo Veselit.

Shqipëria ndodhet në Grupin I të kualifikueseve ku në grup, përveç Anglisë dhe San Marinos, ka edhe Hungarinë, Poloninë dhe Andorrën. Me këtë të fundit ajo fitoi 1-0 në ndeshjen e parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026