Ukrainë, zona të tëra në terr/ Zelensky: Sulm strategjik i Rusisë
Zona të shumta të Ukrainës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike pasi raketat ruse kanë vënë në shënjestër infrastrukturën energjetike.
Të paktën 15 shpërthime u regjistruan në qytetin e dytë më të madh ukrainas, atë të Kharkivit, bënë të ditur autoritetet lokale. Ndërsa në qytetin-port të Odesës, mbi 53 mijë banesa kanë mbetur pa energji.
Ministri ukrainas i Energjisë akuzoi Rusinë se po përpiqet të shkaktojë një dëmtim në shkallë të gjerë të rrjetit energjetik në vend.
Sulmet bënë që edhe një linjë që ushqente me elektricitet centralin bërthamor të Zaporizhias të ndërpriste furnizimin.
Guvernatori i rajonit, Ivan Fedorov deklaroi se impianti ishte në prag të një blackout-i dhe se 7 godina në rajon ishin shkatërruar dhe 35 të tjera dëmtuar.
Në reagimin e tij, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia kishte qëlluar mbi 90 raketa dhe dërguar 60 dronë shpërthyes në Ukrainë gjatë valës së sulmeve, të bëra gjatë orëve të natës. Për pasojë, të paktën 2 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur.
Agresioni i fundit vjen një ditë pasi forcat ruse kryen një nga sulmet më të mëdha ajrore ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, ku 17 persona mbetën të plagosur si pasojë e pjesëve të raketave që ranë pasi u asgjësuan në ajër.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet