Dhunuan me mjete të forta 30-vjeçarin, në kërkim 4 persona në Korçë
Policia e Korçës ka shpallur në kërkim 4 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar me mjete të forta një 30-vjeçar nga ky qytet.
“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë
- 18:54 Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)
- 18:44 Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët