Arrestohet 21-vjeçari, drejtonte makinën nën efektin e drogës dhe alkoolit

14 Shkurt 2024 | 10:08

Shërbimet e policisë rrugore në Tiranë kanë arrestuar një 21-vjeçar pasi u kap teksa drejtonte automjetin nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Në pranga u vu shtetasi A. F., 21 vjeç. Ky shtetas sipas policisë, gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogëtestues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit, si i dyshuar për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026