Koreja e Veriut dhe Kina zotohen për t’i forcuar lidhjet mes vendeve
Zyrtarët verikoreanë dhe ata kinezë janë takuar këtë javë në Pekin dhe janë zotuar për t’i forcuar lidhjet bilaterale, ka thënë një media verikoreane të shtunën, teksa Pheniani synon t’i rrisë lidhjet diplomatike, pas masës së izolimit që ka zbatuar në kohën e pandemisë së koronavirusit.
Në takimin e kësaj jave, Wang Huning, lideri i katërt më me ndikim në Kinë “ka thënë se pavarësisht ndryshimit të situatës ndërkombëtare, miqësia mes dy vendeve, një zgjidhje strategjie mes dy palëve, nuk do të dobësohet asnjëherë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA.
Lideri verikorean, Kim Jong Un dhe ai kinez, Xi Jinping, janë takuar më herët gjatë këtij viti dhe janë zotuar, po ashtu, për rritje të bashkëpunimit, shkruan REL.
Takimi mes zyrtarëve ka ardhur teksa Koreja e Veriut i ka rinisur testimet raketore, duke i tensionuar kështu tensionet me rivalët, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.
Ekspertët e huaj kanë paralajmëruar për veprime të tilla të verikoreanëve, dhe ashpërsim të retorikës së luftës, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta