Uashingtoni: Kina vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor për SHBA-në
Kina vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor për SHBA-në është ky paralajmërimi qe vjen nga Uashingtoni
Zyrtarët e lartë amerikanë e konsiderojnë luftën e Rusisë në Ukrainë një rrezik kombëtar për vetë Shtetet e Bashkuara, megjithatë ata vlerësojnë se ky rrezik mbetet pas Kinës kur bëhet fjalë për kërcënimet afatgjata ndaj sigurisë së Amerikës. Paralajmërimi vjen nga Ely Ratner, ndihmës sekretari i Departamentit të Mbrojtjes për çështjet e sigurisë së Indo-Paqësorit, si pjesë e dëshmisë së tij në një seancë që mbahet të mërkurën në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve për sfidat e sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit.
“Republika Popullore e Kinës vazhdon të paraqesë sfidën më gjithëpërfshirëse dhe serioze për sigurinë tonë kombëtare”, do t’u thotë zoti Ratner ligjvënësve, sipas një kopjeje të komenteve të tij të siguruar nga Zëri i Amerikës.
“Republika Popullore e Kinës mbetet i vetmi vend me vullnetin dhe aftësitë gjithnjë e më të mëdha për të mbizotëruar në rajonin e Indo-Paqësorit duke zhvendosur Shtetet e Bashkuara”, paralajmëron Ratner.
Në raportin vjetor të Pentagonit për Fuqinë Ushtarake të Kinës thuhet se arsenali bërthamor i Kinës është rritur më shpejt se sa pritej, ndërsa Pekini po ndërton infrastrukturën e nevojshme për një zgjerim të mëtejshëm të forcave të tij bërthamore. Kina i është përgjigjur akuzave të tilla duke akuzuar SHBA-në se po e ekzagjeron kërcënimin.
Zyrtarët e zbulimit amerikan vlerësuan kohët e fundit se kërcënimet nga Rusia dhe Kina janë të lidhura dhe se lufta e Rusisë ka shërbyer për të inkurajuar udhëheqjen e Kinës.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë