Ku Gabuam | Pëllumb Xhufi: Dilemat dhe historitë shqiptare

26 Mars 2021 | 22:30

Historia shqiptare ka krijuar keqkuptime dhe keqinterpretime. Shqiptarët i bënte bashkë ideologjia edhe nga ndarja që kishin, por po jetonin dy shoqëri me mënyrë jetese të ndryshme dhe pas rënies së komunizmit ndodhi njohja e dy popujve dhe përplasaj me historinë. Historiani Pëllumb Xhufi do flasë në emisionin Ku Gabuam nga Baton Haxhiu në Euronews Albania për dilemat dhe historitë shqiptare.

“Faktet historike, të dhënat gjuhësore dhe fenomenet kulturore janë të përbashkëta për shqiptarët kudo ku ata jetojnë. Dialektet që janë sot në zona të ndryshmenë, në Shqipëri dhe Kosova s’kanë qenë kaq të thella dikur, pra jo kaq të dallueshme. Nëse lexojmë autorët e vjetër ka disa forma që janë të ngjashmeme dialektin e jugut,” – thotë historiani Pëllumb Xhufi.

Gjatë intervistës historiani ndalet te periudha e pushtimit nga Osmanët dhe aimilimit që ka ndodhur atëhere dhe që vazhdon ende tani

“Gjatë pushtimit 500 vjeçar ka pasur shumë ngjarje dhe ka ndodhur edhe dallimi më I madh mes dialekteve. Ne kemi përjetuar dhe asimilimin e kjo është me fakte. Ne e kemi shembull edhe sot që asimilimi vazhdon të ndodhë në Luginën e Preshevës apo zona e Malit të Zi,”- rrëfen historiani.

Perandori Osmane me pushtimin e saj në një farë mënyre bashkoi edhe shqiptarët, por sipas z.Xhufi ky bashkimi ka ndodhur edhe gjatë pushtimit të Perandorisë Bizantine.

“Paraprekisht ka qenë me Perandorinë Bizantine ku kemi qenë bashkë gjithë shqiptarët.Problemi që solli Pernadoria Osmani ishte përplasaj me botën perëndimore, pasi Perandoria Osmane donte të pushtonte perëndimit dhe njësoj e shqiptarët. Kjo bëri që të kishim kulturë tjetër dhe një qasje larg perëndimit dhe ndodhi islamizmi,” – tregon Pëllumb Xhufi.

Për z.Xhufi Skënderbeu ka qenë një realiteti dhe ka pafund dokumenta që e vërtetojnë këtë sipas tij.

“Mendoj që Skenderbeu ka qenë një realiteti që është dëshmuar me arkiva dhe nuk duhet të quhet një mit. Ka dokumenta me shkrimin e Skënderbeut në italisht dhe kemi 25 vëllimeme dokuenta nga Venediku për Skënderbeun.Te ne pas vdekjes është mitizuar se ngeli si hero kundër Osmanëve. Skenderbeu kaqenë një realiteti dhe mbas tij u bë identifikim për shqiptarët dhe ndërgjegjësimi për atdhe dashurinë,” – shprehet historian Pëllumb Xhufi.

Pyetjes së gazetarit Baton Haxhi se ku kanë gabuar shqiptarët gjatë historisë, ai iu përgjigji se historia njeh edhe fataliteti dhe prandaj ka gabime.

“Historia njeh dhe fatalitetin dhe ka qenë mungesa e shtetit ajo që ka sjellë dhe fatalitetin. Historia jonë ka qenë gjithë trauma dhe pafuqi,” – thotë ai.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026