Dibra “përplas” dy grupet e PD/ Basha dhe Rithemelimi dy takime veçmas

24 Mars 2024 | 16:26

Rastësia ka përplasur këtë të dielë, Lulzim Bashën dhe grupin e Rithemelimit në Peshkopi. Të dyja pjesët e Partisë Demokratike ishin në dy takime të mëveçme në Dibër, ku mblodhën mbështetësit e tyre demokrat.

Grupi i Rithemelimit me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin, ishin në Dibër në vijim të turit që kanë nisur nëpër degë pas bashkimit që kryen disa javë më parë. Gjatë këtij takimi, Gazment Bardhi deklaroi se bashkimi i partisë u bë me qëllimin që demokratët të futen në zgjedhjet e 2025 për të fituar.

Sakaq, Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin riorganizuesPD-së së Dibrës, nga ku sërish sulmoi paktin që bën Rithemelimi me maxhorancën socialiste në Kuvend.

Me gjithë zhvillimet e javëve të fundit dhe ndryshimet mes dy grupeve të Partisë Demokratike, fati juridik i kësaj të fundit është ende në duart e Gjykatës, me shkallën e Apelit që tashmë duhet të marrë një vendim përfundimtar pas zbardhjes së arsyetimit nga Gjykata e Lartë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026