“Sinjali që dha SPAK me arrestimin e Jorgo Goros”/ Avokati: Palët duken të kënaqura

24 Mars 2024 | 21:23

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Janë caktuar masa sigurie ‘arrest shtëpie’ për 3 të tjerë, ndërsa për një tjetër arrest me burg. Konkretisht, arrest shtëpie për kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj dhe juristin Vezir Gjikoka, Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë, Jerasimo Bashi, detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë dhe ‘arrest me burg’ për Stavri Mëhillin, i cili është në kërkim.

Në lidhje me këtë çështje foli dhe avokat Përparim Çaça, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania.

Ai theksoi se me këtë lëvizje, SPAK dha një sinjal që nuk është as me të djathtën e as me të majtën, duke qenë se dhe kreu i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri është në burg.

“ Me këtë lëvizje të SPAK, duket se të dyja palët janë të kënaqura. Pavarësisht se dënuan Belerin, nga ana tjetër dënuan dhe Jorgo Goron. Në njëfarë kuptimi për të thënë se SPAK nuk shikon as majtas e as djathtas. Nëse do të shpëtosh dikë, i thuaj se ke shpërdoruar detyrën dhe në thelb shpërdorimi i detyrës nuk është asgjë tjetër veçse një anë objektive determinohet me mos përmbushjen e rregullit të detyrës. Nga të gjitha këto denoncime që janë bërë, kallëzime ndër vite për bregdetin, vetëm kjo 5500 metra katror janë. Jo, janë shumë më tepër këtë ka kapur rrjeti. E vërteta është se a jemi përpara një tjetër vepre penale më të rëndë, siç është ajo e korrupsionit”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026