EMA: Përfitimet nga AstraZeneca, më të mëdha se rreziqet që vijnë nga mpiksja e gjakut

16 Mars 2021 | 17:15

Agjencia Europiane e Barnave, EMA, deklaroi të martën se përfitimet nga vaksina “AstraZeneca” janë më të mëdha se rreziqet që vijnë prej saj. Deklarata erdhi pasi vende të shumta evropiane ndërprenë përdorimin pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët.

Drejtoresha ekzekutive e agjencisë, Emer Cooke, deklaroi se nuk ka të dhëna se rastet në fjalë, të cilat sipas saj janë “shumë të rralla”, janë shkaktuar nga vaksina, edhe pse ekspertët e konsiderojnë si mundësi.

Cooke tha se besimi tek siguria e vaksinave është parësor dhe se agjencia po analizon çdo rast të dyshimtë.

“Ndërsa hetimi është në zhvillim, aktualisht mund të themi me bindje të fortë se përfitimet nga vaksina e “AstraZeneca” në parandalimin e COVID-19, duke marrë parasysh shtrimin në spital dhe vdekjet, janë më të mëdha se këto rreziqe”.

Rezultatet e zbulimeve nga analizat do të diskutohen në një mbledhje të EMA-së ditën e enjte, pas të cilës rezultatet do të bëhen publike.

Suedia dhe Letonia vendosën të martën pezullimin e përdorimit të vaksinës, duke e çuar mbi një duzinë numrin e vendeve të BE-së që kanë ndërmarrë një hap të tillë, pas verifikimit të trombozës tek pacientët që ishin injektuar me “AstraZeneca”.

Vende të tjera që më herët ndërmorën këtë hap janë Franca, Gjermania, Italia, Austria, Bullgaria, Danimarka, Irlanda, Holanda, Rumania, Sllovenia dhe Spanja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026