Brukseli do të paraqesë planet për një ‘pasaportë vaksine’ në të gjithë BE-në
Brukseli do të paraqesë propozimin e tij për një certifikatë vaksinimi në mbarë Bashkimin Europian të mërkurën, një përpjekje për të rritur industrinë e turizmit.
E ashtuquajtura “Pasaporta Jeshile” e bllokut do të projektohet për të lejuar evropianët të udhëtojnë përsëri të sigurt në vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Siç raportoi Euronews javën e kaluar, certifikata do të tregojë vetëm nëse dikush është vaksinuar me një vaksinë të aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Kjo është një ‘goditje’ për mijëra evropianë që tashmë kanë marrë një vaksinë ruse ose kineze, pasi asnjërës prej tyre nuk i është dhënë drita jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Pasaporta gjithashtu do të tregojë çdo rezultat negativ të marrë nga testet COVID-19, si dhe ata që janë shëruar më parë nga virusi.
David Reculez, drejtori i ‘Eagle Travel’, e ka mirëpritur lajmin.
Ai i tha Euronews se kjo pasaportë mund të jetë një mekanizëm për sektorin e turizmit.
“Për ne, agjencitë e udhëtimit, certifikata e re është me të vërtetë një shpresë e mirë sepse patjetër do t’i ndihmojë njerëzit të udhëtojnë përsëri. Dhe tani, që nga viti i kaluar, që nga marsi, industria e turizmit është shumë e ulët”, tha Reculez.
“Ne shohim se ka shumë njerëz që duan të udhëtojnë, por ata duan të udhëtojnë në një mënyrë të sigurt dhe gjithashtu nuk kanë nevojë të ndjekin rregulla të forta ose karantinë”, u shpreh ai më tej.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet