Serbia nis vaksinimin e biznesmenëve të rajonit, rreth 8000 sipërmarës e punonjësit e tyre mbërrijnë në Beograd e Nish

28 Mars 2021 | 12:55

Rreth 8000 pronarë biznesesh dhe punonjësit e tyre nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ditën e djeshme  udhëtuan në Beograd dhe Nish për të marrë vaksinat kundër COVID-19.

Rreth 10.000 doza të vaksinës AstraZeneca u siguruan nga Forumi Rajonal i Investimeve për Ballkanin Perëndimor në bashkëpunim me qeverinë serbe.

Edhe pse Kosova është pjesë e forumit, Dhoma e saj e Tregtisë refuzoi të marrë pjesë.

Serbia me një popullsi prej  7 milionë banorësh është shteti i dytë ne Evropë me ritmin më të shpejtë të vaksinimit pas Britanisë, pasi ka administruar më shumë se 2.1 milionë doza.

Në shtetin ballkanik janë duke u përdorur vaksina të Astrazeneca, Pfizer e po ashtu edhe vaksinat kineze dhe ruse.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026