Frika nga ISIS-K| Franca rrit nivelin e sigurisë, Macron: Kishin planifikuar sulme

25 Mars 2024 | 16:22

Franca ka rritur në maksimum nivelin e alarmit nga rreziku i terrorizmit. Presidenti Emmanuel Macron deklaroi ditën e hënë se grupi i Shtetit Islamik përgjegjës për masakrën në Moskë kishte planifikuar së fundmi sulme në Francë. Gjatë reagimit të tij, Macron paralajmëroi Rusinë që të mos nxitojë t’ia atribuojë fajin Ukrainës, duke e cilësuar një lëvizje të tillë si “cinike dhe joproduktive”. Sa i takon alarmit, policia, xhandarmëria dhe shërbimet franceze të inteligjencës do të jenë gati për të garantuar sigurinë gjatë Lojërave Olimpike të Parisit që mbahen këtë verë. Deklarata u bë nga ministri i Brendshëm, Zherald Darmanië.

Sulmi i parë masiv i kësaj organizata, të njohur si ISIS-K ishte ai i vitit 2021 në Kabul, kur gjatë tërheqjes së trupave amerikane një bombë vrau më 13 ushtarakë amerikane. Më pas, celulat e organizatës janë aktivizuar në Pakistan, Irak, Iran, Taxhikistan dhe Uzbekistan.

Gjatë tre viteve të fundit, grupi ka marrë përgjegjësinë për sulem me raketa, bomba me telekomandë dhe vrasje të civileve dhe zyrtarëve të ndryshëm. Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se ISIS-K është ngritur mbi celulat e dikurshme të Al Kaedës dhe më herët ka bashkëpunuar ngushtë me talebanët që sot qeverisin Afganistanin.

Në faqet e interentit që mbështesin ekstremizmit, grupi i ISIS-K ka bërë disa parlajemërime për sulme në shtete të ndryshme të botës. Masakra në Moskë, me e madhja në këtë vend në dy dekadat e fundit, ka ngritur alarmin në shumë vende për fuqinë e këtij grupi terrorist. Rekrutimi i ekstremistëve, armatimet dhe aftësia për të infiltruar njerëz dhe në një shtet me nivel sigurie të lartë si Rusia, tregon se grupi i ri terrorist është një kërcënim për çdo vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026