Përfundon takimi 3-palësh për dinarin në Bruksel, zbardhen detajet

25 Mars 2024 | 17:14

Ka përfunduar takimi trepalësh për çështjen e dinarit në Bruksel.

Sipas gazetarit të Euronews Albania, Kosovë Gjoci, takimi nuk pati ndonjë rezultat konkret, megjithëse atmosfera në të sipas tij nuk ishte e keqe.

Ai ka thënë se zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi, ka treguar se Kosova ka pasur një propozim që ofron që të gjithë serbët në Kosovë të pranojnë ndihmat nga Serbia pa asnjë problem, por edhe të mos lëndohet rregullorja e BQK.

Sipas tij, Bislimi nuk ka dhënë më tepër detaje dhe shtoi se propozimet që kanë pasur palët në tryezën e diskutimeve, kanë qenë të kundërta.

“Mund të themi se nuk pati rezultat, por pati një atmosferë jo të keqe. Po të kemi parasysh faktin se fillimisht ka pas shumë problem për të ardhur në një takim. Ajo që ka bërë që ky takim të dalë pa rezultat, është fakti se propozimet që kanë pasur palët për detyrë që të ofrojnë, sipas Bislimit janë diametralisht të kundërta.

Bislimi ka thënë se Kosova ka pasur një propozim që ofron që të gjithë serbët në Kosovë të pranojnë ndihmat nga Serbia pa asnjë problem, por edhe të mos lëndohet rregullorja e BQK.

Ky ka qenë edhe qëllimi i palës Kosovare, që kur u tërhoq nga vendimi se këto çështje nuk diskutohen në Bruksel. Takimi i sotëm që ka qenë i përbashkët, ku fillimisht ka qenë takimi trepalësh, secila palë ka pasur mundësi të arsyetojë qëndrimet e veta. Zoti Bislimi nuk ka pranuar që të japë detaje shumë, sepse sipas tij, kjo mund ta pengojë procesin”, tha Gjoci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026